Mbi 5 mijë të infektuar, humbin jetën 69 persona nga Covid në Itali

schedule17:57 - 8 Shtator, 2021

schedule 17:57 - 8 Shtator, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali për shkak të Covid kanë humbur jetën 69 pacientë dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 923 raste të reja nga 301 980 testime.

Statistikat bëjnë me dije se në spital janë shtruar 564 pacientë dhe betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 8 058 qytetarë.

Aktualisht pozitive janë 131.581,  0.43% janë në kujdesin intensiv, 3.22% janë hospitalizuar dhe 96,35% në izolim.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,585,423 qytetarë mes të cilëve  129,707 pacientë kanë humbur jetën dhe 4,324,135 janë shëruar.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!