Një ulje e rasteve të reja ditore me Covid është shënuar këtë të hënë në Itali në krahasim me një ditë më parë.
Mediat vendase kanë publikuar raportin e ministrisë së Shëndetësisë ku rezulto se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 144 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 7 569 qytetarë të infektuar.
Në orët e fundit kanë humbur jetën edhe 44 pacientë dhe betejën me covid e kanë fituar 3 510 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,865,260 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 132,819 persona dhe betejën me sëmundjen e kanë fituar 4,611,566 pacientë. /abcnews.al