Vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë bëhet me dije se kanë rezultuar pozitiv me Covid 413 raste të reja nga 3025 testime dhe kanë humbur jetën 9 pacientë.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 205, Kumanovë – 37, Veles – 20, Prilep – 19, Manastir – 15, Shtip – 14, Kavadar – 12, Probishtip – 9, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli – nga 8, Kërçovë dhe Koçan – nga 7, Strumicë – 6, Shën Nikolla, Kriva Pallankë dhe Dellçevë – nga 5, Makedonska Kamenica – 4, Struga, Negotina, Radovish dhe Kratovë – nga 3, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 2, Gostivar, Berovë dhe Pehçevë – nga 1 në secilin qytet.
Betejën me Covid në orët e fundit sipas ISHP e kanë fituar 309 pacientë të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri I përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 196 376 qytetarë mes të cilëve 6 901 kanë humbur jetën. /abcnews.al