Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 400 të infektuar dhe 9 viktima nga Covid në Maqedoni

schedule17:50 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 17 Nëntor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid  476 raste të reja nga 3 145 testime dhe kanë humbur jetën 9 pacientë.

Prej rasteve të reja, 208 janë në Shkup, Manastir 45, Veles 29, Kumanovë 21, Kavadar 18, Ohër, Koçani dhe Gjevgjeli 13, Shtip 11, Dellçevë 8, Berovë 7, Strumicë, Negotinë dhe Radovish 6, Tetovë, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Kratovë dhe Demir Hisar 5, Resnjë 4, Gostivar, Kërçovë, Vinicë, Vallandovë dhe Krushevë 3, Probishtip dhe Pehçevë 2, Strugë dhe Makedonska Kamenica 1.

Në orët e fundit janë shëruar dhe 279 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar me Covid 194.625 raste, mes të cilëve  194.625 janë shëruar dhe 7.367 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!