Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni kanë humbur jetën 7 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 436 qytetarë nga 2 732 testime.
Në Shkupi – 203, Manastiri – 24, Kumanova dhe Kavadari nga 22, Velesi dhe Shtipi nga 21, Prilep – 19, Koçani – 16, Tetova – 12, Probishtip – 9, Ohri – 8, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 6, Kërçova, Kriva Pallanka dhe Dellçeva nga 5, Strumicë dhe Berovë nga 4, Gjevgjelia, Kratova dhe Dojrani nga 3, Gostivari, Radovishi, Resnja, Vinica, Vallandova dhe Demir Hisari nga 2, Struga, Krusheva dhe Makedonska Kamenica Makedonska nga 1.
Ndërkaq, Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 321 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 201 292 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 7 098 pacientë dhe betejën me Covid e kanë fituar 187 695./abcneës.al