Mbi 40 vite mësues/ Poçi: Keqardhje që po dal në pension, nuk do të shkëputem nga arsimi

schedule20:17 - 14 Shtator, 2024

schedule 20:17 - 14 Shtator, 2024

Fatmir Poçi është një ndër mësuesit e shumtë të cilët jetën ua kanë dedikuar arsimimit dhe edukimit të fëmijëve që banojnë në fshat.

Ky është viti i 43-të dhe i fundit mes nxënësve pasi del në pension.

Aktualisht misionin e tij fisnik e ushtron në shkollën e mesme të bashkuar të Dorëzit në Librazhd.

Më herët ka shërbyer si mësues edhe në fshatra të tjerë si Polis Vilan, Gurëshpatë dhe Sheh. Nuk mohon se puna në zonat rurale, larg familjarëve të tij e ka munduar herë pas herë por as kënaqësia e shpërblimi nuk kanë munguar.

Vështirësi ka pasur si gjatë sistemit të diktaturës por edhe pas rrëzimit të tij.

Mësues Fatmit Poçi thotë se vitet e fundit arsimit i është kushtuar vëmendje dhe investimet kanë qënë të shumta por sipas tij nevojitet edhe më tepër për përmirësimin e infrastrukturës.

Në mes të nxënësve dhe kolegeve do të jetë edhe për pak muaj, fundin e karrierës së tij pas më shumë se katër dekadave e pret me keqardhje.

Për kolegët, të cilët do të vijojnë rrugëtimin e tyre në arsim ka një mesazh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!