Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 39, 950 raste të reja me koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas ekspertëve rastet janë rritur me 41% , ndërsa numri i viktimave ka pësuar një rritje me 48% në krahasim me javët e mëparshme.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 19 persona kanë humbur jetën.
Sakaq sipas shifrave të fundit të vaksinimit, deri më 46, 314, 039 persona kanë marrë një dozë kundër Covid, ndërsa 36, 099, 727 persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./abcnews.al/