Një analizë e pabotuar nga agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe grupet e ndihmës vlerësojnë se rreth 350,000 njerëz në rajonin Tigray të Etiopisë të shkatërruar nga konfliktet vuajnë nga uria, sipas një dokumenti të brendshëm të OKB të siguruar nga Reuters.
Qeveria etiopiane kundërshton analizën e Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), sipas shënimeve të një takimi mbi situatën në Tigray.
“Për rrezikun e urisë, u vu re se shifrat e pabotuara të analizave IPC po diskutoheshin nga qeveria etiopiane, veçanërisht rreth 350,000 njerëz në të gjithë Tigray që besohet të jenë në kushtet e urisë “, lexohej në dokumentin e 7 qershorit.
Gjithashtu analiza thotë se miliona të tjerë nëpër Tigray kërkonin “ndihmë urgjente për ushqim dhe mjete jetese”
Një diplomat i lartë etiopian në Nju Jork, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi se qeveria kundërshtoi analizën, duke vënë në dyshim metodat e sondazhit dhe duke akuzuar IPC për mungesë transparence dhe jo konsultim të mjaftueshëm me autoritetet përkatëse. g.v/abcnews.al