Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 31 kg lëndë narkotike në banesë, dy të arrestuar në Lezhë

schedule09:20 - 29 Janar, 2022

schedule 09:20 - 29 Janar, 2022

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon,  Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.



“Finalizohet operacioni policor “Munella” , vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon,  Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N.  43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,  kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!