Më shumë se 3,000 ushtarë po marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare të paqes dhe miqësisë në qytetin Zhanjiang në provincën kineze të Guangdong, sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes.
Sipas deklaratës së ministrisë, stërvitjet janë të mëdha. Përveç trupave kineze, në stërvitje marrin pjesë edhe pjesëtarë të ushtrisë së Malajzisë, Vietnamit, Laosit, Kamboxhias dhe Tajlandës.
Stërvitjet do të zgjasin deri më 22 nëntor dhe do të pasohen me aktivitete sportive dhe kulturore.
/abcnews.al