Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 3000 fëmijë janë abuzuar nga anëtarë të Kishës Katolike në Francë

schedule09:41 - 18 Qershor, 2020

schedule 09:41 - 18 Qershor, 2020

Janë të paktën 3000 fëmijët që janë abuzuar nga persona që punojnë për Kishën Katolike Franceze që nga viti 1950. Në këtë përfundim ka dalë një task forcë e ngritur për të zbuluar rastet e abuzimeve me të miturit.

Jean-Marc Sauve, kreu i komisionit, tha se 1500 klerikë dhe zyrtarë të Kishës mendohet se kanë abuzuar seksualisht me minorenë përgjatë 70 viteve të fundit. Task forca ka vënë një numër telefoni në dispozicion për viktimat e abuzimeve. Vetëm gjatë vitit të fundit, telefonatat kanë kapur shifrën 5300.

Task forca është ngritur qershorin e kaluar, me kërkesë të kryepeshkopit francez, pas një serie rastesh pedofilie në Kishën Katolike Franceze.

“Jam shumë i bindur se ka shumë më shumë viktima të abuzimeve”, tha Sauve në një video-konferencë me gazetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!