Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 322 raste nga 2 246 testime.
Prej tyre shumica janë në Shkup – 178. Ndërkaq ka humbur jetën nga Covid një paciente e moshës 86 vjeç.
Kurse ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.648, prej të cilëve 293.479 janë shëruar, ndërsa 9.197 kanë ndërruar jetë./abcnews.al