Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 324 raste të reja nga 2 562 testime dhe kanë humbur jetën 14 pacientë.
Sipas raportit të fundit të shëndetësisë bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar 145 janë në Shkup, Prilep 22, Manastir 21, Kavadar dhe Ohër 15, Strumicë 14, Shtip 12, Kumanovë 11, Vallandovë 9, Radovish 7, Veles, Koçani dhe Kriva Pallanka 6, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Neogtinë 5, Tetovë dhe Resnjë 4, Sveti Nikole 3, Berovë, Probishtip dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Strugë, Dellçevë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.
Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar edhe 24 persona.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni ka pasur 220 169 të infektuar, prej të cilëve 206.903 janë shëruar dhe kanë humbur jetën 7 768 qytetarë./abcnews.al