Mbi 300 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:29 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 16:29 - 21 Dhjetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.543 testime, janë regjistruar 335 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 515 pacientë të shëruar dhe 13 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 221.744 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 208.724 janë shëruar dhe 7.838 persona kanë humbur jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!