Mbi 3 mijë të infektuar me Covid, humbin jetën 52 persona në Itali

schedule17:49 - 6 Shtator, 2021

schedule 17:49 - 6 Shtator, 2021

Italia gjatë orëve të fundit duket se ka shënuar një ulje të rasteve të reja me Covid, sipas raportit të fundit të autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se nga 134 393 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 3 361 raste të reja dhe kanë humbur jetën 52 persona.

Gjithashtu betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 3 977 qytetarë.

Ndërkohë në kujdesin intensiv janë shtruar 570 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,574,787 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 129,567 qytetarë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!