Mbi 3 mijë infektime në Greqi, humbin jetën 35 pacientë nga covid-19

schedule18:19 - 28 Gusht, 2021

schedule 18:19 - 28 Gusht, 2021

Greqia po përballet me një situatë të rëndë të Covid-19. Sipas autoriteteve vendase, në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 35 pacientë.

Ndërkohë janë regjistruar 3 mijë e 64 raste të reja infektimi në 24 orët e fundit.

Atika është zona me më shumë infektime, përkatësisht me 730 raste, pasuar nga Selaniku 343, Kreta 201 dhe Akaia 143.

Shumë vende të rajonit po u rikthehen masave shtrënguese për të frenuar përhapjen e covid-19./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!