Policia kufitare zbuloi dhe sekuestroi në portin e Durrësit 294030 euro të fshehura në dy kamionë, njëri prej të cilëve kishte pjesën më të madhe, 282 265 euro. “ABC” mëson emrat e personave të arrestuar dhe në kërkim.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga ka rënë shoferi Ferdinant Murikaj, ndërsa në kërkim është shpallur pronari firmës që merrej me transportin e mjeteve, Erjon Jovani.
I proceduar në gjendje të lirë është Aldo Lika 34-vjeç që ju gjetën në çantë 11 765 euro. Ai po drejtonte kamionin tjetër që gjithashtu vinte nga Italia. Mbi disa nga tufat e eurove që ishin të fshehura në çantë kishte disa kode, të qyteteve italiane “Bologna 50” dhe “Bergamo 75”.
I arrestuari dhe personi që po hetohet në gjendje të lirë dyshohet se kishin lidhje mes tyre, megjithatë vijojnë hetimet.
Kodet në eurot e sekuestruara
db/Abcnews.al