Mbi 250 vizita në urgjencën e pediatrisë në Tiranë

schedule16:17 - 17 Prill, 2022

schedule 16:17 - 17 Prill, 2022

Nga Ema Shazivari 

Fundjava dhe orët e mbrëmjes, krijojnë fluks urgjencash në pediatrinë e QSUT. Mbi 250 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës që po prekin fëmijët 0-3 vjeç por edhe adoleshentët. Tek këta të fundit sipas mjekes pediatre Irma Hajdari, po përhapet një virozë që shkakton të vjella, dhimbje barku, diarre

Mjekja ngre si shqetësim vetëmjekimin e fëmijëve nga prindërit. Shpesh ata marrin ilaçe në farmaci pa u konsultuar me specialistin, duke e përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Apeli i mjekëve të urgjencës pediatrike për prindërit është që të mos paraqiten në spital pa rekomandimin e mjekut të familjes. Shpesh mungesa e triazhimit është shkaku kryesor i mbingarkesës spitalore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!