Më shumë se 25 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid, sipas një deklaratë të Departamenti të Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) të MB.
“Shifrat tregojnë se shërbimet shëndetësore të Britanisë kanë vaksinuar gjithsej 25,273,226 njerëz midis 8 dhjetorit dhe 16 marsit me dozat e para të vaksinave Pfizer dhe Oxford / AstraZeneca, ndërsa 1,759,445 njerëz kanë marrë dozën e dytë,” tha DHSC në një deklaratë.
“Kjo do të thotë që pothuajse gjysma e popullsisë së rritur (26.5 milion) është vaksinuar”, shtoi deklarata.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, nëntë në dhjetë persona që janë më të rrezikuar kanë marrë gjithashtu dozën e tyre të parë të vaksinës.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se të dhënat e fundit shënojnë një “arritje të jashtëzakonshme” për fushatën e vaksinimit të vendit, duke përshkruar momentin historik si “25 milion arsye për të qenë të sigurt për të ardhmen” ndërsa qeveria përgatitet të lehtësojë kufizimet. /abcnews.al