Mbi 24 mijë raste me Covid dhe 297 viktima në Itali në 24 orët e fundit

schedule20:22 - 5 Mars, 2021

schedule 20:22 - 5 Mars, 2021

Rritje e rasteve me koronavirus janë raportuat ditën e sotme në Itali.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 378, 463 teste kanë rezultuar pozitivë 24,036 persona.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 297 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 99,271 që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 2,525 pacientë janë shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Ndërsa rajoni me rritje të infeksioneve mbetet Lombardia me 5,210 raste, ndërsa në Milano janë raportuar 1,500 të prekur.

/abcnews.al/