Më shumë se 22,000 njerëz që u larguan për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite në Liban kanë mbërritur në Siri që nga e hëna, sipas burimeve siriane të sigurisë.
“Numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë përmes pikës kufitare Jdeidat Yabus gjatë tre ditëve të fundit dhe deri në mëngjesin e sotëm janë më shumë se 6,000 libanezë dhe rreth 15,000 sirianë”, tha një burim në kushte anonimiteti.
Një tjetër burim tha se 1,000 libanezë dhe 500 sirianë kaluan një tjetër pikë kalimi, atë të Jusiya.
/abcnews.al