Mbi 2 mijë viktima, tërmeti në Marok ishte më vdekjeprurësi në dekada

schedule16:49 - 10 Shtator, 2023

schedule 16:49 - 10 Shtator, 2023

Tërmeti shkatërrues i Marokut me magnitudë 6.8 që goditi vendin mbrëmjen e së premtes ka marrë mbi 2000 jetë njerëzish, duke e bërë atë më vdekjeprurësin që vendi ka parë në dekada. 2,000 të tjerë u lënduan, duke përfshirë rreth 1,404 të cilët mbeten në gjendje kritike, sipas TV shtetëror të Marokut Al Aoula.

Tërmeti goditi rreth orës 23:11 me orën lokale. Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë, rreth 72 kilometra në jugperëndim të Marrakech, një qytet i njohur turistik me rreth 840,000 njerëz. Që nga viti 2004, vendi nuk ka parë një fatkeqësi të ngjashme, kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin port të Al Hoceima.

Ai tërmet la rreth 630 njerëz të vdekur dhe shkaktoi dëme të mëdha. Tërmeti më i keq i Marokut në kohët moderne ishte në vitin 1960 pranë qytetit perëndimor të Agadir. Ajo katastrofë vrau të paktën 12,000 njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!