Në vetëm 24 orë, më shumë se dy mijë emigrantë mbërritën në ishullin e vogël tëLampedusa, në jug të Siçilisë. Shumë nga emigrantët që kanë mbërritur në Itali në dy ditët e fundit vijnë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Nigeri.
Në të njëjtën kohë, është rritur numri i emigrantëve që kanë mbërritur nga Tunizia. Ndërkohë të paktën pesë varka janë fundosur pranë Tunizisë në dy ditët e fundit.
6 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
/abcnews.al