Mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar

schedule19:22 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:22 - 24 Qershor, 2021

Britania ka regjistruar 16, 703 raste të reja me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore këto janë rastet më të larta ditore që prej fillimit të shkurtit.

Ndërsa brenda 28 ditëve u njoftua se 21 persona humbën jetën nga Covid-19. Ndërkohë përhapja e variantit Delta në Mbretërinë e Bashkuar ka rritur shqetësimin  të vendet e BE-së.

Kujtojmë se kancelaria gjermane, Angela Merkel më herët u ka kërkuar vendeve anëtare të BE-së që të vendosin karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Britania e Madhe./abcnews.al/