Mbi 16 mijë kafshë shtëpiake braktisen në Francë gjatë 4 muajve

schedule08:25 - 8 Shtator, 2023

schedule 08:25 - 8 Shtator, 2023

Gjashtëmbëdhjetë mijë e 498 kafshë shtëpiake janë braktisur nga pronarët e tyre në Francë gjatë katër muajve. Në një deklaratë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve (SPA), theksohet se 16.498 kafshë shtëpiake janë lënë në rrugë gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht, që konsiderohen si periudha e verës.

Në deklaratë thuhet se 4.054 nga kafshët kanë qenë qen dhe 11.564 mace. Shoqata tha se në vendstrehime lihen çdo ditë më shumë se 134 kafshë dhe se kjo shifër e lartë tregon papërgjegjshmërinë e pronarëve të kafshëve.

Sipas SPA-së, aktualisht në strehimoret e shoqatës ndodhen 7.994 kafshë dhe ky numër është 2,4 për qind më shumë se në vitin 2022. Në deklaratë thuhet se këtë vit janë adoptuar 13.131 kafshë në strehimore dhe se ky numër është ulur për 5,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!