Mbi 1500 trupa të ushtarëve rusë janë gjetur në Dnipro

schedule23:25 - 13 Prill, 2022

schedule 23:25 - 13 Prill, 2022

Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.

Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në katër morgje të ndryshme.

Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.

“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg”, tha Lyssenko.

“Ne nuk jemi brutal”, shtoi ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati shtatë javë më parë.

Një spital fushor i ushtrisë ruse në rajonin Homel. 1 mars 2022.

Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj. /REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!