Mbi 120 të vdekur në Afganistan si pasojë e motit të keq

schedule12:29 - 25 Janar, 2023

schedule 12:29 - 25 Janar, 2023

Numri i viktimave si pasojë e motit të keq të shkaktuara nga temperaturat e ulëta në Afganistan është rritur në mëshumë se 120 jetë gjatë dy javëve të fundit, sipas një zyrtari.

Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, tha për DPA-në se më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 70 mijë kafshë kanë ngordhur.

Sëmundjet e frymëmarrjes, kryesisht te fëmijët, shtohen çdo vit gjatë stinës së ftohtë, por ky dimër ka qenë jashtëzakonisht i ftohtë, në kohën kur më shumë afganë po përballen me kushte ekstreme të varfërisë.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Afganistanit, temperatura më e ulët e regjistruar në janar ishte -34 gradë celsius në provincën qendrore të Ghorës.

Më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit po përballen me urinë dhe gati 4 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sipas agjencive të ndihmave humanitare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!