Mbi 110 të vdekur nga zjarret në Hawaii/ Jep dorëheqjen pas kritikave shefi i agjencisë së urgjencës në Maui

schedule07:22 - 18 Gusht, 2023

schedule 07:22 - 18 Gusht, 2023

Shefi i menaxhimit të urgjencës në Maui, Herman Andaya ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi justifikoi vendimin për të mos aktivizuar sistemin e alarmit në zjarrin fatal të javës së kaluar. Andaya, i cili nuk kishte përvojë paraprake në menaxhimin e urgjencës, përmendi “arsye shëndetësore” për dorëheqjen.

Banorët e ishullit Hawaii pretendojnë se një përgjigje më e fortë emergjente mund të kishte shpëtuar më shumë jetë. Të paktën 111 persona janë deklaruar të vdekur ndërsa qindra janë ende të zhdukur.Sistemi i sofistikuar i Maui-t, i cili përfshin 80 sirena rreth ishullit, testohet në ditën e parë të çdo muaji.

Të mërkurën, shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Maui, tha në një konferencë për shtyp se sirenat “përdoren kryesisht për cunami” dhe banorët “janë të trajnuar të strehohen në lartësi të mëdha” kur bien. Andaya shtoi më tej se po të ishin rënë sirenat, kjo mund të kishte çuar njerëzit drejt rrezikut.

Por në Lahaina të enjten, asnjë nga banorët që folën për BBC nuk e pranoi këtë shpjegim, duke thënë se sirena do të kishte dhënë një paralajmërim vendimtar për rrezikun që po afrohej./abcnews.al