Pothuajse 12,000 njerëz u zhvendosën nga Ukraina në Rusi të hënën pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase, sipas Moskës. Kjo shifër përfshinte 1,847 fëmijë, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Dyshohet se evakuimet u bënë nga rajonet lindore të Ukrainës, të mbështetura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i njohu si të pavarura përpara pushtimit.
Rusia thotë se njerëzit janë evakuuar me kërkesën e tyre, ndërsa Ukraina pretendon se Moska ka deportuar me forcë mijëra njerëz në Rusi që nga fillimi i luftës.
Ndërsa, Moska thotë se, që nga 24 shkurti, rreth 1.1 milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi. Në këtë shifër përfshihen rreth 200,000 fëmijë. /abcnews.al

