Mbi 100 të vdekur nga zjarret në Hawaii, autoritetet pranojnë se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit

schedule07:43 - 17 Gusht, 2023

schedule 07:43 - 17 Gusht, 2023

Numri i të vdekurve nga zjarret masive që pothuajse shkatërruan një qytet në ishullin Maui të Haëaii-t është rritur në 110 ndërsa shumë të tjerë raportohen të zhdukur. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e arkipelagut amerikan, duke pranuar se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit gjatë tragjedisë.

Kreu i agjencisë EMA, përgjegjëse për menaxhimin e krizave në Hawaii, Herman Andaya tha se sirenat “përdoren kryesisht për cunami” dhe banorët “janë të trajnuar të strehohen në lartësi të mëdha” kur bien. Ai shtoi më tej se po të ishin rënë sirenat, kjo mund të kishte çuar njerëzit drejt rrezikut.

“Po të kishin rënë sirenat atë natë, kishim frikë se njerëzit do të kishin shkuar në në shpatin e malit dhe nëse do të ishte kështu, atëherë ata do të ishin futur në zjarr,” tha Andaya./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!