Mbi 10 milion persona në Itali kanë marrë të paktën një dozës të vaksinës anti-Covid.
Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, e cila gjithashtu bën me dije se rreth 50% e grupmoshës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ndërkoha nga 26 prilli Italia ka vendosur të lehtësojë masat. Kryeministri Mario Draghi në një konferencë për mediat tha se me lehtësimin e masave nxënësit të cilat janë në zonat e verdha apo portokalli mund të kthehen në shkolla.
Në lidhje me vendimin e qeverisë, ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili konfirmoi se në fazën aktuale ku ndodhet Italia do të ndiqet parimi i hapjes graduale.
Në bazë të programit të rihapjes graduale të Italisë, është planifikuar që me datë 15 Maj të hapen pishinat, me datë 1 qershor të rihapen palestrat.
Me datë 11 Qershor është parashikuar rikthimi i tifozëve në stadium për ndeshjen Itali-Turqi, dhe me 1 Korrik pritet rihapja e panaireve dhe Kongreseve.
/abcnews.al/