Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 1 mijë pallate në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus

schedule16:12 - 11 Janar, 2026

schedule 16:12 - 11 Janar, 2026

Më shumë se 1 mijë pallate banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vijojnë të jenë pa ngrohje pas një sulmi të rëndë rus të ndodhur më herët gjatë kësaj jave, bënë të ditur autoritetet lokale të dielën.

Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që prej nisjes së pushtimit në vitin 2022. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se gjatë javës së fundit Rusia ka lëshuar 1.100 dronë, mbi 890 bomba ajrore të drejtuara dhe më shumë se 50 raketa, përfshirë balistike, lundruese dhe me rreze të mesme veprimi.

Të premten, një sulm me raketa ndaj Kievit la pothuajse të gjithë qytetin pa energji elektrike dhe ngrohje, në mes të një vale të fortë të ftohti. Furnizimi me ujë u rikthye vetëm të dielën, ndërsa energjia elektrike dhe ngrohja janë rikthyer pjesërisht.



Zelensky akuzoi Rusinë se ka pritur që temperaturat të bien nën zero për të përkeqësuar situatën humanitare, duke e cilësuar këtë si “terror cinik rus të drejtuar posaçërisht kundër civilëve”. Moska nuk ka reaguar ende ndaj këtyre deklaratave.

Dimri i katërt i luftës pritet të jetë një nga më të ftohtët dhe më të errëtit për Ukrainën. Dëmet e akumuluara në rrjetin energjetik kanë çuar shërbimet pranë kolapsit, ndërsa temperaturat, që tashmë kanë zbritur nën -12 gradë Celsius, pritet të bien deri në -20 gradë në ditët në vijim.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!