Mbi 1.6 milion ukrainas kalojnë kufirin, zhvendosen në Rusi

schedule13:04 - 2 Qershor, 2022

schedule 13:04 - 2 Qershor, 2022

Më shumë se 1.6 milionë njerëz nga Ukraina dhe republikat separatiste në rajonin e Donbasit janë zhvendosur në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Kremlinit, njoftoi të enjten agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Më shumë se 1.6 milionë njerëz, përfshirë pothuajse 263,000 fëmijë, kaluan kufirin”, tha burimi.

CNN nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e kalimeve kufitare, por numrat janë të ngjashëm me vlerësimet zyrtare të Ukrainës.

Më herët të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për ndjekjen e një “politike të vazhdueshme kriminale të deportimit të njerëzve ukrainas” në zonat kryesisht të largëta të Rusisë, duke shtuar se më shumë se 200,000 fëmijë ishin dërguar në Rusi deri më tani.

Sipas TASS, 33,000 njerëz, duke përfshirë 11,000 fëmijë, aktualisht mbahen në 559 qendra të përkohshme strehimi në të gjithë Rusinë. Pjesa tjetër janë vendosur te të afërmit dhe privatisht. /abcnews.al