Mbeti të dielën pa trajner, Keidi Bare mëson emrin e trajnerit të ri

schedule08:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 08:36 - 7 Nëntor, 2023

Luis Garcia përjetoi të dielën që sapo lamë pas ditën e tij të fundit si trajner i Espanyol, skuadër ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare.

Rezultatet e dobëta në javët e fundit i kanë detyruar drejtuesit të marrin vendimin për shkarkimin e Garcias. Nga nëntë pikë të mundshme në tri javët e fundit, Espanyoli ka vetëm një pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit numërohet vetëm një fitore.

Garcia nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtori sportiv Fran Garagarza. Kandidati i parë për të zëvendësuar asturianin është Luis Miguel Ramis, ish-trajneri i Tenerife. Ivan De la Pena, përfaqësuesi i Luis Garcias, u informua mëngjesin e kësaj të diele për shkarkimin, vendim i marrë disa orë pas barazimit ndaj Eibar.

Ndërkaq, mëngjesin e kësaj të marte është mësuar edhe emri i teknikut të ri, i cili do të jetë spanjolli Luis Miguel Ramis, me vetë skuadrën katalanase që e ka zyrtarizuar pasuesin e Luis Garcias. Trajneri 53-vjeçar spanjoll nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Tenerifes, Albacetes, Almerías dhe në nivelet e të rinjve të Realit të Madridit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!