Mbeti pa ndjenja pas një goditjeje të fortë në fytyrë, babi i sulmuesit hungarez qetëson tifozët: Operacioni ishte i suksesshëm

schedule19:16 - 24 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 24 Qershor, 2024

Pritej të ishte një përballje e luftuar, mirëpo ndonjëherë ka raste kur gjithçka shkon keq, duke krijuar “panik” në fushën e blertë, ashtu siç ndodhi edhe në pjesën e dytë të sfidës së fundit në Grupin A, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, mes Skocië dhe Hungarisë, në “MHP Arena”, të Shtutgartit.

Gjatë një ekzekutimi të një goditjeje dënimi, sulmuesi hungarez, Barnabas Vargas u përplas më fort se çduhej me “gardianin” skocez, Angus Gunn, duke ngelur pa ndjenja në fushën e blertë.

Në ndihmë të “bomberit” të Ferencvaros erdhi në mënyrë të menjëhershme, me mjekët e specializuar, që ndihmuan në shoqërimin e tij për në spital, aty ku, Andras Varga, babai i sulmuesit hungarez Barnabas Varga, tha se djali i tij tashmë i është nënshtruar një operacioni pasi pësoi një goditje të dhunshme në fytyrë, në të cilën mbeti pa ndjenja dhe theu disa kocka të fytyrës.

“Kemi kaluar momente shumë të vështira para televizionit, tha Varga për gazetën hungareze Nemzeti Sport, nga Shën Petersburgu, ku ai jeton,- “Operacioni ishte “i suksesshëm. Nuk e dimë ende se kur do të dalë nga spitali në Shtutgart, as sa do të zgjasë kjo. Por tani mund të flemë të qetë”,- u shpreh babai i tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!