Fabio Borini është një ndër futbollistët e shumtë që nuk arritën të siguronin kontrata para mbylljes së merkatos dhe ka mbetur si agjent i lirë. Por mesa duket, jo për shumë kohë…
Siç raportojnë mediat britanike, sulmuesi italian pritet të transferohet te skuadra e West Ham, duke u rikthyer në Premier League pas aventurave te Liverpool dhe Sunderland.
Skuadra e West Ham nuk ka shumë alternativa në sulm, pasi Haller nuk ka treguar ende vlerat e tij dhe e vetmja alternativë, është ajo e Michael Antonios, i cili nuk është sulmues pykë./abcnews.al