Mbetet jashtë kombëtares, një e-mail “djeg” sulmuesin e Bayern Munchen

schedule21:18 - 22 Mars, 2021

schedule 21:18 - 22 Mars, 2021

Eric Maxim Choupo-Moting është një lojtarët më të mirë të Kamerunit, por sulmuesi i Bayern Munchen nuk mund të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij.

“Luanët e pamposhtur” do të luajnë kundër Kepit të Gjelbër (26 mars) dhe Ruandës (30 mars), takime të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Afrikës.

31-vjeçari ishte pjesë e listës së trajnerit Antonio Conceiçao, por lojtari nuk i ktheu përgjigje me e-mail trajnerit të Kamerunit. Një e-mail që nuk ka ardhur kurrë në drejtim të Bayernit sipas Bild.

 

Duke festuar një gol të shënuar me Bayernin

Shkaku? Drejtuesit e Federatës afrikane kanë gabuar në dërgimin e ftesës, duke ia nisur atë… vetës së tyre dhe duke ndikuar që Choupo Moting të humbasë dy ndeshjet e radhës.

Mungesë e madhe profesionalizmi, bisedova me drejtuesit e Bayern Munchen, por ata më thanë që asnjë ftesë nuk kishte ardhur për mua“, deklaroi lojtari ofensiv, i cili ka shënuar 13 gola me Kamerunin. /abcnews.al