Mbetën të plagosur në masakrën e Velipojës, arrest me burg për Hasan Ferracakun e 17-vjeçarin Dyli

schedule10:26 - 1 Korrik, 2021

schedule 10:26 - 1 Korrik, 2021

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që la katër të vrarë.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Burime bëjnë të ditur se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.

Lexo edhe: Masakra në Velipojë, dy pistoletat e gjetura nuk u përdorën

Burime bëjnë po ashtu të ditur se në seancë dy të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të 27 qershorit pas një sherri për shezlongët, nga përplasja me armë mes dy familjeve.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, Xhovani dhe Edmond Zeneli si dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli. Kurse të plagosur mbëtën Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari Elmedin Dyli. Në vendngjarje, u sekuestruan 18 gëzhoja, të qitura nga 3 armë të ndryshme. Një kallashnikov dhe dy pistoleta, njëra tip TT dhe tjetra miniglok 7.65 mm.

Nga hetimet, është faktuar se nga 18 gëzhojat e sekuestruara, 5 i përkasin kallashnikovit dhe 13 plumba u qëlluan nga dy pistoleta të ndryshme.

Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. I riu, ditën e ngjarjes kishte nisur punën si kamarier në hotelin Gocaj.

Në kërkim, si autorë të dyshuar, policia ka shpallur tre djemtë e Hasanit, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku. Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht sherri mes dy vëllezërve Gocaj dhe Hasanit ka nisur mesditën e së shtunës, për shkak të ndarjes së territorit ku do të vendoseshin shezlongët. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!