Liderët europianë do të udhëtojnë në Islandë të martën për një samit dy-ditor që synon të tregojë mbështetjen e tyre për Ukrainën, raporton Reuters.
“Këshilli i Europës shpesh nënvlerësohet për nga rëndësia e tij,” tha për Reuters Frank Schwabe, një ligjvënës gjerman i cili ishte i përfshirë nga afër në planifikimin e samitit.
Vlerat demokratike të KE-së mbështeten nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg, ku qytetarët mund t’i drejtojnë qeveritë në gjykatë në rast të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Anëtarësimi i Rusisë u pezullua një ditë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Më pas Moska u largua disa orë përpara një votimi për ta dëbuar atë.
“Samiti do të mbahet gjithashtu për të thënë se çfarë ndodh nëse nuk respektoni rregullat,” tha Schwabe.
“Kërcënimi për tu larguar është tashmë një shpatë e mprehtë. Edhe Rusia nuk donte të largohej nga Këshilli i Europës, as Turqia nuk dëshiron të largohet”.
/abcnews.al