Mbështeti sulmet terroriste në Francë, arrestohet marokeni në Spanjë

schedule13:46 - 31 Tetor, 2020

schedule 13:46 - 31 Tetor, 2020

Një maroken u arrestua në Barcelonë pasi mbështeti vrasjet terroriste në Paris. I arrestuari, postoi mesazhe në mediat sociale, ku deklarohej pro vrasjes së 16 tetorit të mësuesit Samuel Paty, tha policia rajonale e Katalonjës.

Paty u vra jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit nga një çeçen 18-vjeçar i cili me sa duket u zemërua nga mësuesi që tregoi një karikaturë të Profetit Muhamed në klasë.

“Oficerët e policisë nga Mossos d’Esquadra kanë arrestuar një burrë me kombësi marokene, për një krim të supozuar të ekzaltimit të terrorizmit dhe nxitjes për të kryer krime terroriste,” shkroi policia katalanase në Twitter.

I dyshuari u paraqit para një gjykate në Barcelonë të shtunën dhe u la i lirë me kusht që të dorëzonte pasaportën e tij dhe të paraqitej para gjykatësve çdo 14 ditë, tha policia.

Një sulmues vrau tre persona në një kishë në Nicë të enjten në sulmin e dytë vdekjeprurës me thikë në Francë brenda dy javësh. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar deri tani tre persona. g.v/abcnews.al