Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan Lulzim Bashën.
Shëmtijë dhe turp e cilëson Bardhi, ndërsa shton se është prova se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i demokratëve shkruan se Berisha po keqpërdoron gratë dhe të rinjtë si mjet dhune.
“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.
Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi.
g.v/abcnews.al