“Mbështetësi i PS-së i zhgënjyer”, Basha: Nuk kërkoj braktisje të bindjes politike, voto ndryshimin

schedule11:02 - 15 Prill, 2021

schedule 11:02 - 15 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha jnë kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të enjte ka qenë në Bathore ku është takuar me banorë në këtë zonë.

Basha ka vizituar dhe ka parë nga afër gjendjen e dy familjeve në Bathore të Kamzës.

Kryedemokrati ka takuar një mbështetës të Partisë Socialiste, i cili thekson se pas 30 vitesh socialist tashmë do të votojë për ndryshim.

Ramadan Allaraj i cili ka dy invalid në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.  Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje”, ka thënë banori.

Ndërkohë Basha në fjalën e tij ka premtuar se do të jetë në mbështetje të të gjithë familjeve shqiptare, duke theksuar se plani i qeverisë së ardhshme parashikon ndihmë për të gjithë familjet e varfëra.

“Kam ardhur me shumë kënaqësi kam ardhur në shumë banesa në Kamzë dhe në Paskuqan dhe i kam pa nga afër gjendjen e tyre he si opozitë jemi përpjekur që të ulim çmimin e naftës, të energjisë, por vuajtjet e sjelljes së kësaj qeverie i kanë ndjerë mbi kurriz.

Nuk kërkoj që të braktisni bindjen tuaj politike, por që të votosh për Shqipërinë dhe për familjen. Të kërkoj që me 25 prill të votosh për ndryshimin. Unë nuk vij që të premtoj mrekulli, që të them se do të sjell hënën, por me një plan konkret për të lehtësuar vuajtje tuaj.

Nëse qeveria i bën detyrat e veta dhe i ndihmon njerëzit, vendi i ka mundësitë, kur Kosova dhe Maqedonia i kanë mundësitë por nuk e kanë pasur mendjen me i ndihmuar. Qeveria e ardhshme do të ketë vëmendjen te ju”, ka thënë Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!