Mbështesin artistet njëra-tjetrën? Kapet ngushtë, Irma Libohova gjen ‘shpëtimin”!

schedule18:34 - 7 Mars, 2022

schedule 18:34 - 7 Mars, 2022

Në kuadër të festivalit të parë të dedikuar gruas në Shqipëri, kompozitorja Eriona Rushiti së bashku me regjisoren e njohur Iliriana Basha bën bashkë figurat publike të fushave të ndryshme për realizimin e këngës “Gjurma Jonë”. Emrat më të njohur të artit, kulturës, politikës performuan në këtë fushatë sensibilizimi, por a ishtë e thjeshtë për Rushitin dhe Bashën që t’i bashkonin këto artiste?

“Gjetëm emrat e këngëtarëve dhe gjëja na eci aq bukur. Zërat më të mirë që në kemi, bëmë diçka që u pëlqye shumë” – shprehu kompozitorja. Irma Libohova së bashku me kompozitoren Rushiti, të ftuara në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, nuk ngurruan të flisnin edhe për problematikat që ato vet hasin si gra në shoqërinë shqiptare.

Të dyja shprehën se ka një luftë brenda grave por përballja ende është me burrat për shkak të pabarazisë. Teksa shprehej, Eriona pohoi se ajo është ndër të paktat kompozitore femra në Shqipëri duke i mëshuar asaj që Rushiti e konsideroi fakt; dominancën e burrave në muzikë.

Ndërkohë Irma shprehu se në të gjitha rastet kur është punësuar ka qenë nga drejtues burra. Luftohen gratë artiste me njëra-tjetrën? Me shaka e shumë të qeshura Irma I drejtohet Ermalit: E lëmë për një herë tjetër?

Me emocione Irma kujtoi edhe bashkëshortin e saj të ndjerë me pak fjalë, duke shprehur: “Kujtimet të mbajnë gjallë, boshkllëku është aty. I pazëvendësueshëm.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!