Mbesa “lavde” për Trump: Shumë njerëz ia kanë bërë jetën ferr, por ai është sërish në këmbë

schedule12:30 - 18 Korrik, 2024

schedule 12:30 - 18 Korrik, 2024

Mbesa më e madhe e ish-Presidentit Donald Trump, 17 vjeç, ka mbajtur një fjalim për gjyshin e saj në Konventën Kombëtare Republikane. Kai Trump i tha turmës së madhe në Milwaukee, Wisconsin se ajo donte të fliste për gjyshin e saj duke treguar edhe anë të cilin njerëzit nuk e njihnin.

17-vjeçarja u prezantua nga babi i saj para se të dilte në skenë. Ai tha se vajza e tij kishte kërkuar vetë të ishte pjesë e konventës për të mbajtur një fjalim për gjyshin e saj.

Vajza 17-vjeçare foli edhe për atentatin që i ndodhi Trump para disa ditësh duke treguar se ishte tronditur shumë dhe ishte shumë e habitur sesi dikush kishte tentuar ta bënte atë veprim.

Kai Trump dha përshtypjen e një vajze e cila do të jetë pjesë e politikës shumë shpejt dhe si duket politika e Trump do vazhdojë edhe pasi ai të mos jetë më.

“Shumë Shumë njerëz ia kanë bërë jetën ferr por ai është ende në këmbë. Gjysh, ti je një frymëzim i tillë dhe unë të dua.’ tha ajo para një turme të madhe.

Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.

“Ai gjithmonë më inkurajon të jem personi më i suksesshëm që mund të jem. Natyrisht që ai e vendos shiritin shumë lart. Por kush e di, ndoshta një ditë do ta kap. Mos harro se edhe unë jam një Trump.

Mediat e bëjnë gjyshin tim të duket si një person tjetër, por unë e njoh atë për atë që është.

Ai është shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Ai me të vërtetë dëshiron më të mirën për këtë vend dhe do të luftojë çdo ditë për ta bërë Amerikën sërish të madhe”. përfundoi fjalimin e saj Kai Trump.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!