Mbërrin oferta e parë, klubi i Serie A del në shitje

schedule17:50 - 16 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 16 Nëntor, 2021

Siç mëson ANSA nga burime të sigurta, në orët e vona t mbrëmjes së djeshme ka mbërritur të paktën një ofertë në kutinë postare te Salernitana 2021, teksa origjina dhe shuma, mbeten ende konfidenciale.

Gjatë ditës, përfaqësuesit e Melior Trust dhe Widar Trust, Susanna Isgro dhe Paolo Bertoli, duhet të lëshojnë një deklaratë për shtyp për të sqaruar se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Mbetet, në fakt, të kuptojmë nëse do të gjendemi përballë një oferte të vetme apo nëse ka më shumë se një blerës potencial.

E sigurt është se faza e vlerësimit ka nisur që në mëngjes. Në komunikatën e fundit të lëshuar në tetor, të besuarit kishin saktësuar se oferta do të konsiderohet e parevokueshme deri në datën 15 dhjetor, datë deri në të cilën duhet të zgjidhen rezervimet. Megjithatë, në rast se disa oferta konsiderohen të përshtatshme, do të zhvillohet një tender me ofertën më të lartë të marrë si çmim bazë dhe një rritje minimale të barabartë me 1% . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!