Mbërrin në Tiranë raporti i Venecias: Meta tejkaloi kompetencat për 30 qershorin

schedule18:54 - 27 Shtator, 2019

schedule 18:54 - 27 Shtator, 2019

Raporti  paraprak i Komisionit të Venecias në lidhje me nismën parlamentare për shkarkimin e presidentit Meta ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Presidencë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për ABC News, por palët nuk pranojnë ta publikojnë atë.

Burimet pohojnë se ekspertët e Venecias e konsiderojnë tejkalim te kompetencave kushtetuese nga ana e presidentit Metës anulimin e 30 qershorit si date zgjedhjesh.

Por Komisioni i Venecias nuk ka marrë përsipër të thotë nëse ky tejkalim është shkelje e rëndë që mund të pasohet me shkarkim te kreut te shtetit nga detyra.

Raporti i plote përfundimtar miratohet ne sesionin e 13 tetorit nga Komisioni i Venecias, ku vetë Ilir Meta ka thënë se do të marrë pjesë.

Komisioni i Venecias dergoi kete muaj ne Tirane nje mission faktmbledhes qe ua takua me vete kreun e shtetit, kreun e paralamentit, kryeministrin, grupet parlamentare dhe opozitën jashtëparlamentare si me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Opinioni i Venecias në lidhje me shkeljen apo jo të Kushtetutës nga Presidenti Meta që anuloi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore, u kërkua nga komisioni ad hoc parlamentar i ngritur me kërkesë të maxhorancës për këtë qëllim. /abcnews.al

Raporti paraprak i Komisionit të Venecias:

CDL_2019_027-e

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!