Ka mbërritur mëngjesin e së mërkurës në portin e Durrësit kroçiera “Monet”. Gazetari Leonidha Musaj raporton se në ndodheshin 48 turistë, kryesisht anglezë.
Kjo nuk është hera e parë që anija turistike ankorohet në portin e Durrësit. Ajo pritet të rikthehet sërish në brigjet e vendit përgjatë këtij sezoni veror turistik.
Përfshirja, gjithnjë e më shumë në guidat turistike, shënon edhe interesin e shtuar të pushuesve të huaj për vendin tonë në këtë sezon turistik./abcnews.al