Mbërrijnë në Presidencë emrat e ministrave të rinj

schedule12:03 - 5 Janar, 2019

schedule 12:03 - 5 Janar, 2019

Mbërrijnë në Presidencë nëntë emrat e ministrave të propozuar nga shefi i qeverisë Edi Rama, i cili bëri ndryshime në kabinet më 24 dhjetor gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Besa Shahini, Anila Denaj, Genti Caka, Bledi Çuçi, Elva Margariti, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku dhe Erjon Braçe janë emrat që kryeministri i propozon për të qënë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Bazuar në kushtetutën e vendit, neni 98, presidenti i Republikës  emëron ministrat brenda 7 ditësh nga porpozimi i kreut të qeverisë. Më pas është Kuvendi ai i cili voton dekretin e presidentit brenda 10 ditësh.

Tashmë pritet lëvizja e kreut të shtetit Ilir Meta, nëse do të dekretojë emrat e propozuar brenda afatit kushtetues apo do të përsërisë precedentin e vendosur prej tij dy muaj më parë kur refuzoi të dekretonte ministrin e propozuar Sandër Lleshaj për të kërkuar informacion shtesë në funksion të vendimit të tij. /abcnews.al