Mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Spanjë

schedule12:16 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 12:16 - 26 Dhjetor, 2020

Dozat e para të vaksinës Covid-19 të zhvilluara nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech u dërguan sot në Spanjë, një ditë para se vendi të fillojë fushatën e tij të vaksinimit.

Një kamion  arriti në magazinën e Pfizer në Guadalajara në Spanjën qendrore, tre ditë pasi u largua nga fabrika e kompanisë në Puurs në verilindje të Belgjikës, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.

Pas ripaketimit, vaksinat do të rishpërndahen në 17 rajonet autonome të Spanjës në mënyrë që vaksinimi të fillojë në të gjithë vendin siç është planifikuar të dielën, shtoi ai.

Spanja do të marrë 4.5 milion doza vaksine Pfizer gjatë 12 javëve të ardhshme, të mjaftueshme për të vaksinuar rreth 2.3 milion njerëz, sipas ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!