Islam Makhachev fitoi që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski. Ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes, ku në të ashtuquajturën “main event”, Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje. Kjo sepse pas vetëm 3 minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga sporti çeçen, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen dhe të zyrtarizonte triumfin e Makhachev.
Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi.
Më herët, Khazmat Chimaev triumfoi në duelin ndaj Kamaru Usman. Një ndeshje, e cila ishte e tensionuar që në konferencat për shtyp në prag të saj, pa ruso-suedezin më kërkues që në raundin e parë. Sfida e vlefshme për peshat e mesme u vendos në raundin e tretë ku saktësia e Chimaev e bëri Usman që të humbiste krejt takimin.
Në këtë mënyrë, 29-vjeçari ruan rekordin e pathyeshmërisë që kur ka fituar statusin profesionist në vitin 2018. Nga ana tjetër Usman detyrohet që të pranojë humbjen, gjë të cilën nuk e kishte provuar në 19 përballjet e fundit.